Lajme

Kroacia heq pothuajse të gjitha masat anti-covid

Pothuajse të gjitha masat epidemiologjike në shtetin e Kroacisë po shfuqizohen nga sot, përcjell albinfo.ch.

Këtë e bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme dhe shefi i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Republikës së Kroacisë, Davor Bozhinoviq, i cili njoftoi se shumica e masave epidemiologjike që kanë qenë në fuqi deri më tani do të hiqen nga mesnata.

Detyrimi për vendosjen e maskave mbetet për punonjësit dhe pacientët në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe social, për personat që ofrojnë shërbime akomodimi për të moshuarit dhe invalidët, si dhe për përdoruesit dhe punonjësit.

Vendim i përkohshëm për kalimin e pikave kufitare do të mbetet në fuqi, po jo për të gjitha vendet. Qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta mund të hyjnë në Kroaci me një certifikatë të vlefshme COVID, ndërsa kjo masë hiqet për banorët e Bashkimit Evropian.

Nga Ministria e Brendshme e Kroacisë thonë se certifikatat e vaksinimit Covid me dy doza janë të vlefshme për 270 ditë, dhe certifikatat e vaksinimit me dozë përforcuese janë të vlefshme për 365 ditë.