Sport
Kritikohet modelistja Lushtaku, bën tifo edhe për Natin, edhe për Kombëtaren
Sot në Lens të Francës luhet ndeshja e radhës e Kampionatit Evropian Franca 2016, ku kombëtarja shqiptare do të përballet me atë të Zvicrës.
Ky takim i shumëpërfolur i Evropianit sërish ka nxitur debatet te shqiptarët se të bësh tifo për Zvicrën, nuk guxon të bësh edhe për Shqipërinë, apo anasjelltas.
Në siklet janë vënë edhe personalitetet publike, artistët dhe modelistet.
Me kritikat pse është për Zvicrën, e jo për Shqipërinë, dhe pse duhet të ndajë zemrën për të dy kombëtaret, ishte përballur edhe Heidi Lushtaku, modelistja e njohur shqiptare në Zvicër.
Ajo ishte bombarduar me mesazhe pas intervistës në gazetën LeMatin.ch dhe forografinë ekskluzive për ballinën e magazinës albinfo.ch.
„Sigurisht që jam shumë krenare që jam nga Kosova dhe unë gjithmonë e them shumë qartë. Por ,Zvicra është vendi që më pranoi mua kur u largova nga Kosova për shkak të luftës dhe pa të cilën unë nuk do të kisha gjasa të jem këtu ku jam sot. Zvicra është vendi im, i cili më ka lejuar të studioj në paqe dhe të bëhem dikushi. E gjej veten me fat në këtë përzierje kulturore dhe jam tepër mirënjohëse dhe krenare për kombësinë time në Zvicër“, thonë Lushtaku, përcjell albinfo.ch.
„Nëse më pyetni të zgjedh mes Zvicrës dhe Shqipërisë, është si të më kërkojnë të bëj ndarjen ndërmjet nënës dhe babait tim, është e pamundur për mua!“, thotë Lushtaku.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










