Bota
Kritikohen autoritetet gjermane, ishin në dijeni për sulmin ndaj të dhënave
Autoritetet e sigurisë kibernetike të Gjermanisë janë kritikuar, pasi u bë e ditur se ato kanë qenë në dijeni për javë të tëra, të një sulmi të madh ndaj të dhënave të qindra politikave, por që nuk i kishin treguar policisë.
Gazetarët, fytyrat publike dhe politikanët – përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel – janë në mesin e personave të dhënat personale të së cilëve janë publikuar online.
Sulmet kibernetike kanë ndodhur përgjatë muajit dhjetor të vitit 2018, por informacionet për sulme të tilla nuk ishin bërë publike deri të premten.
Ende është e paqartë se kush është përgjegjës për këto sulme, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Zyra Federale e Sigurisë së Informacionit (BSI) është duke u përballur me kritika të shumta, pasi doli se ka qenë në dijeni për rrjedhjen e këtyre informacioneve që prej muajit dhjetor, ndërkaq Zyra Federale për Krime, ishte njoftuar për një gjë të tillë vetëm të premten, më 4 janar.
Shefi i BSI-së, Arne Schoenbohm i ka thënë radios Phoenix se ekipi i tij “ka mbajtur bisedime më herët në dhjetor me disa anëtarë të parlamentit” dhe kishte krijuar një ekip “për t’iu përgjigjur këtij incidenti”.
Kontaktet, bisedat private dhe detajet financiare të figurave politike – përveç të anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë AfD – ishin postuar në Twitter.
Ministria e Brendshme gjermane ka thënë se nuk ka dëshmi se sistemet parlamentare dhe qeveritare të jenë komprometuar dhe ende nuk është e qartë se nëse sulmet kibernetike janë kryer duke hakuar, apo dikush ka pasur qasje në këto informacione dhe i ka publikuar.
Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa rrjedhjes së këtyre informacioneve, ndonëse dyshimet kanë rënë mbi grupet e krahut të djathtë në Gjermani, por edhe mbi Rusinë.
Rusia edhe në të kaluarën është akuzuar se ka kryer sulme kibernetike në Gjermani.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














