Sport
Kristoph Dodaj, lojtari i parë shqiptar i futbollit amerikan në Austri
Kristophi i përcjell thuajse të gjitha ndeshjet e këtij sporti, ndërsa thotë se lojtari i tij i preferuar është shqiptari që luan në Amerikë, Kristjan Sokoli
Talente të shumtë shqiptarë çdo ditë e më shumë shohim në fusha të futbollit kudo nëpër Evropë, por Kristoph Robert Dodaj ka zgjedhur një sport krejtësisht tjetër. 12-vjeçari luan që 4 vjet për ekipin austriak “Vienna Vikings”, dhe është ndoshta fëmija i parë shqiptar që luan futboll amerikan në Austri.
“Gjithmonë më ka pëlqyer ky sport, sepse është i veçantë dhe të jep një kënaqësi tjetër në fushë”, thotë Kristophi për albinfo.ch.
Për të luajtur këtë sport duhet të jesh i fuqishëm, i shpejtë dhe të kesh teknikë. “Lëndohemi nga pak kur të rrezohemi, por mjekët i kemi për çdo gjë”, thotë ai që ndonëse është lindur në Vjenë, flet rrjedhshëm shqip. “Gjuhën shqipe e kam mësuar me familje. Ne flasim gjithmonë shqip në shtëpi dhe shumë shpesh i vizitoj edhe të afërmit e mi në Kosovë”.
Numri që bart Kristophi është 90. Roli i tij në fushë është për të ndërprerë aksionet e kundërshtarit.
Kristophi i përcjell thuajse të gjitha ndeshjet e këtij sporti, ndërsa thotë se lojtari i tij i preferuar është shqiptari që luan në Amerikë, Kristjan Sokoli.
“Nganjëherë nuk mund të rri deri në orët e vona kur ndeshjet zhvillohen në Amerikë, për shkak se më duhet të zgjohem herët për të shkuar në shkollë”, thotë ai teksa tregon se është nxënës i klasës së katërt.
“Në moshën që e kam, më duhet të mësoj, ndërsa kohën e lirë e kaloj duke luajtur këtë sport”, shprehet ai për “albinfo.ch”.
Vogëlushi shprehet se nuk ka pasur rast të njohë asnjëherë ndonjë shqiptar që luan këtë sport në Austri.
Dëshira e Kristophit është që në të ardhmen të transferohet në Amerikë, atje ku është edhe më i zhvilluar ky sport, ndërkohë që ëndërron të këtë një karrierë si njëri nga lojtarët më të mirë në botë të këtij sporti, Tom Brady.
A.Gj.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë















