Kosova
Kristiandemokratët gjerman propozojnë rezolutë për Kosovën në Bundestag
Në rezolutë, CDU/CSU kërkon që Bundestagu të deklarojë qartë se nuk pranon ndryshime kufijsh dhe se një qëndrim i tillë duhet të konfirmohet nga vendet e rajonit.
Ish-partia në pushtet CDU/CSU paraqiti sot një rezolutë në Bundestag, duke i kërkuar qeverisë gjermane të ndjekë një politikë më të angazhuar që synon rikthimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Kur bëhet fjalë për Kosovën, kristiandemokratët, përveç që janë pro për liberalizimin e vizave, presin që qeveria gjermane bëj përpjekje që pesë anëtaret e mbetura të BE-së ta njohin pavarësinë, duke vënë në dukje situatën e re të sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë.
Ata kërkojnë që qeveria të bëjë të gjitha përpjekjet për ta bërë Kosovën anëtare të organizatave ndërkombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe si hap i parë për të mbështetur anëtarësimin aktiv në Këshillin e Evropës.
Është interesante se rezoluta e CDU/CSU i kërkon qeverisë gjermane të bëj të mundur që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të NATO-s dhe të mbështesë aplikimet e tyre për anëtarësim, transmeton atsh, pwrcjell Albinfo.ch.
CDU/CSU thekson se synimi duhet të mbetet që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të BE-së.
Deputetët e CDU-CSU theksojnë se Ballkani Perëndimor po bëhet gjithnjë e më shumë një rajon në të cilin vendet e treta po përpiqen të ndjekin interesat e tyre gjeostrategjike, që në rastin e Rusisë është një dobësim i BE-së.
CDU/CSU thekson nevojën për një nismë të përkushtuar dhe të motivuar politikisht nga qeveria gjermane për të bindur BE-në që t’i sigurojë Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë, të besueshme dhe të prekshme evropiane.
Gjithashtu, nga qeveria gjermane kërkohet që të mbështesë fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe përfundimin e suksesshëm të negociatave me Malin e Zi sa më shpejt të jetë e mundur.
Kristiandemokratët theksojnë se agresioni rus kundër Ukrainës ka treguar cenimin e kufijve në zemër të Evropës, si dhe faktin se konfliktet e ngrira ose të kufizuara në hapësirë mund të përshkallëzohen dhe zgjerohen.
CDU/CSU me këtë rast i bëri thirrje Berlinit zyrtar t’ia bëjë të qartë Serbisë se pa marrjen dhe zbatimin e të gjitha vendimeve të përbashkëta, politikat e jashtme dhe të sigurisë, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, nuk është e mundur të përfundojnë negociatat e anëtarësimit me BE-në.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










