Kosova
Krerët e Kosovës: Sot kujtojmë të 113 heronjtë dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin qendror “Beteja e Koshares”, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj ka thënë se fitorja në Koshare nuk ishte vetëm fitore morale, por se ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim edhe për zonat e luftës në brendësi të vendit.
“Sot Kosova shënon një ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së saj, Betejën e Koshares dhe ditën e miratimit të Kushtetutës. Lufta jonë çlirimtare kishte disa momente vendimtare, prej të cilave edhe beteja në Koshare. Thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri, ishte ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për luftëtarët e UÇK-së në vija të frontit. Fitorja në Koshare nuk ishte vetëm fitore morale, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona lufte në brendësi të vendit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka kujtuar të rënët e kësaj beteje të 25 vjetëve më parë.
“Në 25-vjetorin e saj, i kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë; Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe të gjithë të rënët, që me guximin dhe gjakun e tyre shënuan njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës sonë për liri”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka folur edhe për Kushtetutën e Kosovës, e cila sot shënon përvjetorin e saj.
“Në po të njëjtën datë kur nderojmë luftën tonë çlirimtare dhe heronjtë e saj, shënojmë edhe Ditën e Kushtetutës. Republika e Kosovës ka Kushtetutë moderne e të avancuar që është shkruar mbi parimet më të larta të njerëzimit duke lartësuar të drejtat e njeriut, garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave si dhe është garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë – gardiane e fortë ndaj çdokujt që rrezikon sistemin tonë me qasje autoritare”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se në këtë përvjetor të Ditës së Kushtetutës, Kosova ka një qeveri, e cila vazhdimisht e ka shkelur atë.
Nga ana tjetër, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 25 vjetorin e Betejës së Koshares ka thënë se triumfi ushtarak i Koshares ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët.
Abdixhiku bashkë me zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë kujtuar 113 heronjtë e Koshares dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë.
“Një çerek shekulli nga beteja e madhe e Koshares. Sot, me të gjallët triumfalistë, nderuam të rënët e përjetësisë. 25 vjet më parë, në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare, nisën betejën e thyerjes së kufirit shqiptar. Me këtë akt, ata nisën dhe një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të.
Akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë. Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Abndixhiku.
“Sot, në 16-vjetorin e shënimit të Ditës së Kushtetutës kemi një qeveri që vazhdimisht ka shkelur Kushtetutën, qoftë përmes nxjerrjes së vendimeve anti-kushtetuese apo mospërfilljes së saj. Andaj i bëj thirrje qeverisë që të tërhiqet nga sjelljet anti-kushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të shtetit”, ka përfunduar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










