Kosova
Krasniqi – Kurtit: Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë

Duket se menjëherë pas ofertës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua bëri partive opozitare, për të cilat tha se do t’i ndihmojë që të shkojë vendi në zgjedhje, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi ftoi Kurtin të shkojnë në zgjedhje, duke i thënë se prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati.
“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam bërë thirrje e të kam pritur që të shpërndahet Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetur pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin”, u shpreh Krasniqi. Kurti, në një intervistë për RTK ka folur për punën e Qeverisë që e udhëheq gjatë tri viteve të fundit. Pasi foli për çdo sektor, duke filluar nga siguria e deri te shëndetësia, krejt në fund Kurti pati edhe një ofertë për opozitën. Kurti tha se nëse opozita do që të shkojë në zgjedhje, do ta ndihmojë atë në këtë drejtim.
“Opozita duhet ta thotë fjalën e saj, unë nuk mund të shkoj në zgjedhje pa opozitën. Për shpërndarje të Kuvendit duhen dy të tretat, siç dihet, dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje. Numrat mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë imja”, tha Kurti.
“Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur të dojë opozita. Në e ndihmojmë opozitën nëse dëshiron të shkojë në zgjedhje, pa problem”, shtoi tutje ai. Shefi i Qeverisë së Kosovës tha se gjithmonë është i gatshëm për zgjedhje. Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës më 22 mars 2021, pas zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar 50.2 % të votave.
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri