Sport
Krasniqët e suksesshëm: Si xhaxhai ashtu edhe nipi
Boksieri 16 vjeçar, Ardian Krasniqi po merr lëvdata nga të gjitha anët. Para së gjithash, edhe nga xhaxhai i tij, legjenda e boksit, Luan Krasniqi. Klubi i boksit Rottweil ka korrur sukses të plotë në garat për kupën Schönberg, në Pfullingen. Për këtë sukses meritat i takojnë edhe Krasniqit. Jo Luanit, por nipit të tij, […]
Boksieri 16 vjeçar, Ardian Krasniqi po merr lëvdata nga të gjitha anët. Para së gjithash, edhe nga xhaxhai i tij, legjenda e boksit, Luan Krasniqi.
Klubi i boksit Rottweil ka korrur sukses të plotë në garat për kupën Schönberg, në Pfullingen. Për këtë sukses meritat i takojnë edhe Krasniqit. Jo Luanit, por nipit të tij, Ardianit, boksierit shumë të talentuar 16 vjeçar i cili fitoir në kategorinë e juniorëve kundër Kamil Bochnia me rezultat bindës 3:0.
Bochnia ka qenë edhe kampion i Gjermanisë ndërsa tash, pas humbjes nga Krasniqi, bilanci është në favor të shqiptarit.
Ka qenë një meq luftarak, të cilin Ardiani e ka dominuar tërë kohën. 16 vjeçari po korrë tashmë lëvdata nga të gjitha anët. Dhe, që është më me rëndësi, edhe nga xhaxhai i tij, legjenda e boksit gjerman, Luan Krasniqi.
“Jam i entuziazmuar se sa me zell dhe ambicie trajnon ai. Kur e mendoj se si kam boksuar unë në moshën e tij, më duhet ta them se është bukur të shohësh, se me çfarë teknike bokson ai dhe se si i lëviz këmbët”, ka thënë Luan Krasniqi duke komentuar suksesin e nipit të tij, Ardian Krasniqi.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












