Kosova
KQZ njofton se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin
Në një konferencë për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore, janë shpallur fajtorë në tri vitet e fundit, transmeton Insajderi.
Elezi në një konferencë për media, theksoi se se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.
15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë që nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjeve të përgjitshme, germen “ç” e cila specifikon se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person i cili është i shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Pas pranimit të këtyre përgjigjeve zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatitë rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Këto rekomandime do të paraqiten në mbledhje të KQZ-së”, ka thënë ai.
Elezi ka thënë se në këtë fazë KQZ-ja nuk mund të bëjë publikimin emrave të kandidatëve të cilët janë në kundërshtim me ligjin.
Ai ka shtuar se pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të përgatitë Rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.
“Këto rekomandime do të paraqiten në mbledhje të KQZ-së. Sipas Planit Operacional të miratuar nga KQZ-ja, rekomandimet do të bëhen gati gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, ndërsa KQZ-ja do të marrë vendim më së largu deri më 22 janar. Gjithashtu, do të njoftohen subjektet politike, secila prej tyre, për përgjigjet që kemi pranuar nga institucionet, në mënyrë që të mund të bëjnë plotësimin e listës me kandidatë të tjerë, në rast se ndonjë kandidat nuk i ka plotësuar kriteret ligjore. Në rast se ndonjë subjekt politik apo kandidat nuk ceritfikohet, ai mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e paknaqur me vendimin e PZAP-it. Kjo periudhë e ankesa dhe e vendosjes është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar. Pas saj, më 1 shkurt, pason tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














