Lajme
Kostoja e tërmetit në Turqi, 84 miliardë dollarë
Veçohet se tërmeti më shkatërrimtar në një shekull shkaktoi dëme që mund t’i kushtojnë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti 7.8 ballë i të hënës së kaluar ka kaluar mbi 36,000 dhe pritet të rritet, pasi fokusi i reagimit është zhvendosur nga shpëtimi i të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja, në sigurimin e strehimit, ushqimit dhe kujdesit psikologjik.
Vlen të theksohet se një raport i publikuar gjatë fundjavës nga Konfederata Turke e Biznesit vlerëson koston e dëmit në 84.1 miliardë dollarë, 70.8 miliardë dollarë nga riparimet në mijëra shtëpi, 10.4 miliardë dollarë nga humbja e të ardhurave kombëtare dhe 2.9 miliardë dollarë nga humbja e ditëve të punës.
Referuar raportit, kostot kryesore do të jenë rindërtimi i shtëpive, linjave të energjisë dhe infrastrukturës dhe plotësimi i nevojave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për strehim të qindra mijëra njerëzve.
Erdogan ka thënë se shteti do të përfundojë rindërtimin e shtëpive brenda një viti dhe se qeveria po përgatit një program për këtë. Rreth 13.4 milionë njerëz jetojnë në dhjetë provincat e prekura nga tërmeti, ose 15% e popullsisë së Turqisë dhe prodhojnë pothuajse 10% të PBB-së.
Në 10 provincat e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme tre mujore dhe banka qendrore ka pezulluar disa pagesa kredie. Gjithashtu, Ministria e Financave pezulloi pagesat e taksave për rajonin deri në fund të korrikut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











