Kosova
Kosovë, spitalet e mbushura me pacientë me Covid

Valbon Krasniqi, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK), ka paralajmëruar të premten se gjatë muajit mars mund të tejkalohen të gjitha kapacitetet spitalore, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në javët e fundit, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi është shprehur se vetëm gjatë tre javëve të fundit ka pasur rritje prej 66 për qind të pacientëve që janë hospitalizuar. Ai ka njoftuar se aktualisht janë 798 pacientë të shtrirë në klinikat rajonale dhe në ato të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Nëse vazhdon ky trend i rritjes e të hospitalizuarve, mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet e planifikuara”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Krasniqi u bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekzekutivit që të bëjnë planifikime për rritjen e numrit të shtretërve dhe kapaciteteve të tjera.
“Gjendemi para një situate ku shumë shpejt spitalet tona nuk do të mund të përballojnë fluksin e pacientëve që do të kërkojnë trajtim spitalor”, ka thënë mes tjerash ai.
Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nëse vazhdohet me mbingarkesën e spitaleve, do të ketë vështirësi të menaxhimit të rasteve klinike.
“Mbingarkesa që është tash në SHSKUK, për një kohë të shkurtër, nëse vazhdon kështu, do të jetë e papërballueshme dhe profesionistët shëndetësorë do të përballen me situata të vështira të menaxhimit të rasteve spitalore”, ka thënë Zemaj.
Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se vetëm në dy javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja për 27.6 për qind, duke shtuar se mesatarisht brenda një dite janë raportuar 619 infektime të reja dhe tetë të vdekur.
“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri, por ky normalitet paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, distancën e maskën”, ka porositur Ramadani.
Të premten, më 19 mars, Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve ditore gjatë vitit 2021, përkatësisht 828 raste të reja.
Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 80.621 raste të infektimit.
Prej tyre 1.744 pacientë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor