Lajme

Kosovë: Sonte arrijnë votat e para nga diaspora

Sonte pritet të arrijnë në Kosovë votat e para të dërguara nga diaspora, përmes postës së shpejtë.

Siç ka mësuar koha, automjeti i postës së shpejtë, që po i bartë fletëvotimet drejt Kosovës, aktualisht është në Maqedoninë e Veriut, përcjell Albinfo.ch.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash s’ka informacione sa vota të dërguara me postë kanë arritur, që nga hapja e afatit më 2 shkurt. Afati i dërgimit të votave me postë përfundon më 12 shkurt, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.