Kosova
Kosovë: Rritje e çmimeve të produkteve bazë
Pemët, perimet, qumështi e uji janë vetëm disa nga produktet, çmimi i të cilave u rrit gjatë vitit 2024, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave.
Sipas këtyre të dhënave, çmimet u rritën për 1.1 për qind në bazë vjetore e 0.7 për qind në atë ditore.
Këtë rritje të çmimeve, qytetarët e kualifikuan të papërballueshëm.
Njohësi i ekonomisë, Fidan Qerimi, thotë se inflacioni global, lufta në Ukrainë e rritja e kërkesave janë disa nga indikatorët që kontribuuan në rritjen e çmimeve të konsumit dhe si rrjedhojë edhe në varfërimin e popullatës.
“Aftësia e pagesës së konsumatorëve është e njëjtë, kurse çmimet janë më të larta dhe ne nuk mundemi me i plotësu të gjitha kërkesat që i kemi pasur më herët. Kjo bënë që të rritet varfëria dhe në anën tjetër për ata që i mbulojnë gjërat elementare”, ka thënë Qerimi.
E udhëheqësi i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se nga ngritja e çmimeve dhe inflacioni goditet më së shumti shtresa e mesme e qytetarëve.
“Inflacioni ta ketë së paku edhe një shifër, edhe një zero. Nëse është po e zëmë 1 për qind, 1.1 për qind, realisht është 11 për qind, për arsye sepse neve po na hyjnë në hak me komponente të produktit, me sasi të produktit, me vëllim të produktit, me peshë të produktit, me cilësi të produktit, me siguri të produktit e shumë gjëra të tjera”.
Sipas raporteve të fundit të ASK-së, gjatë vitit 2024 shkalla e inflacionit ka qenë rreth 1.6 për qind./KOHA
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










