Kosova
Kosovë: Protesta kundër reduktimeve të rrymës
Për ndërprerjen e energjisë elektrike dhe shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të KEDS-it, do të kërkojnë qytetarët e Kosovës, në protestën e organizuar nga një grup qytetarësh kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur pak ditë më parë si pasojë e krizës energjetike në vend.
Kështu u bë e ditur nga organizatorët e protestës në një konferencë për media, që u mbajt të shtunën.përcjell albinfo.ch.
Thuhet se protesta do të zhvillohet pranë KEDS-it, më 27 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00.
“Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në dorë të sektorit privat. Andaj të hënën më 27 dhjetor, nga ora 13:00 mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë: rrymë 24 orë në 7 ditë të javës, shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS-it”, ka thënë Dibran Hoxha, një nga organizatorët e protestës.
Sipas tij, që nga privatizimi dhe ndarja përfundimtare nga KEK-u, kompania KEDS nuk ka përmbushur as edhe kushtin bazë për marrëveshje të privatizimit, që është për furnizim 24 orë me rrymë për tërë Kosovën, lëre më siç ka thënë, investimet 300 milionëshe të premtuara që nuk janë realizuar asnjëherë.
“Arsyetimet e tyre kinse nuk po mund ta planifikojnë konsumin ditor në këtë masë kaq të madhe, janë banale dhe ofenduese për qytetarët e këtij vendi. Nëse një kompani private si KEDS-i mund ta parashikojë profitin e kompanisë për çdo vit, ata duhet medoemos ta parashikojmë edhe ndonjë pengesë që mund të dalë gjatë rrugës për ta arritur profitin. Mirëpo KEDS-i po vazhdon të fitojë në kurriz të qytetarëve të Kosovës. E gjithë Qeveria e vendit është vënë në shërbim të ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj kompanie, që nga ndarja e 20 milionë eurove të parasë publike për këtë kompani private e deri te konferenca qesharake të ministres Rizvanolli, ne jemi vënë në shërbim të kësaj kompanie, sikur t’ia kishim borxh mirëqenien e saj”, ka shtuar Hoxha.
Sipas tij, protestat nuk do të ndalen derisa kjo kompani ta marrë përgjegjësinë për dështimet e saj, vendi t’i kthehet normalitetit, dhe të hapet rruga për nacionalizimin e KEDS-it.
Kriza energjetike e cila ka goditur Kosovën javëve të fundit, ka bërë që KEDS-i të nisë reduktimet me energji elektrike, si në kohën e pasluftës. Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e importit të energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç









