Kosova
Kosovë, për tetë muaj ndodhën mbi 14 mijë aksidente trafiku
Në tetë muajt e parë të vitit 2021 në Kosovë kanë ndodhur 14 mijë e 147 aksidente trafiku, 5008 me persona të lënduar kurse 9071 me dëme materiale.
Policia e Kosovës përmes disa statistikave bën të ditur se nga janari e deri në gusht 2021 kanë ndodhur 68 aksidente fatale, ku kanë humbur jetën 79 persona, shkruajnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.
Policia e Kosovës thotë se janë duke vazhduar me aktivitete të shtuara në trafik.
“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete të shtuara në trafik me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në trafik. Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik”, vijon përgjigja e Policisë.
Nga janari deri në gusht, Policia ka dënuar edhe 313384 shoferë për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










