Lajme
Kosovë: Nga protezat e dhëmbëve tek telefonat-këto janë gjërat që përpijnë pacientët
Rastet e mbetjes së ushqimit në fyt janë të shpeshta tek qytetarët, kryesisht llojet e mishrave.
Madje sipas gastrologëve në QKUK, ka edhe prej atyre që kësi ndodhi i përjetojnë disa herë për shkak të ngushtimit apo problemeve tjera që kanë me ezofagun dhe mos-kujdesin në gëlltitjen e ushqimeve.
Zakonisht këto urgjenca për largimin e trupave të huaj ndodhin në orët e pasdites dhe të vona, rapoeton klan kosova, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo të rralla nuk janë as ato të protezave të dhëmbëve që qytetarët i kapërdijnë pa dashje, jo proteza të plotë, por me dy, tre dhe deri katër ose pesë dhëmbë, të cilat janë larguar pa telashe nga klinicistët e Gastroenterologjisë.
Derisa ka raste edhe më specifike, sikurse largimi i një telefoni nga lukthi.
Gjatë pandemisë, një i burgosur gëlltiti një telefon dhe e çoi deri në lukth të cilin e mbajti për tri ditë.
Madje ky trup i huaj u bë i rrallë edhe për mënyrën e largimit, që u bë përmes gojës me procedurë endoskopike dhe jo me operacione.
Për largimin e trupave të huaj, Klinika e Gastroenterologjisë në QKUK ka një ekip gatishmërie prej 4 specialistëve sa herë që ka nevojë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











