Kosova
Kosovë: MSh njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës përfundon sot
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e MSh-së thuhet se java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.
“Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024. Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë. Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në vendim.
Ndryshe, para një jave MSh mori vendim që gratë shtatzëna të lirohen nga puna, qytetarët me sëmundje kronike do të punojnë me orar të shkurtuar deri në katër orë si dhe ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00.
Ky vendim erdhi në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











