Lajme

Kosovë: Hapen kutitë e votimit

Qytetarët e Kosovës nga ky moment i drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Kosovës, shkruan Albinfo.ch.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë: 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

“Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është: 49 mijë e 198 votues, ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është: 10 mijë e 433 votues”, tguhet në njoftimin e KQZ-së.