Kosova
Kosovë: Deri në gjysmë të nëntorit nuk ka targa të automjeteve
Qytetarët e Republikës së Kosovës po përballen me mungesë të targave të automjeteve.
Një qytetare e Kosovës ka kontaktuar me mediat atje dhe ka thënë se më shumë se një javë e ka veturën në Doganë për shkak të mungesës së targave.
Për këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga e cila kanë njoftuar se tani është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.
Në përgjigjen e dërguar thuhet se deri më 25 nëntor nuk do të kenë mundësi të marrin targa të reja, përcjell albinfo.ch.
Kjo pasi që duhet të përfundojnë të gjitha procedurat që kërkohen për nënshkrimin e kontratës.
“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.
Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor mund të drejtohen te Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, kanë thënë nga MPB.
MPB ka kërkuar falje nga të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizojmë me targa.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja