Kosova
Kosovë: Arrestohen dy persona nga operacioni “Avio-Biletat”
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Hetimeve Financiare, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Mashtrim’, shkruan albinfo.ch.
Policia ka bërë të ditur se si pasojë e veprimeve të këtyre dy personave, dyshohet se janë dëmtuar disa agjenci turistike dhe rreth 27 qytetarë nga regjionet e ndryshme të Kosovës si dhe nga diaspora.
R.I. 29-vjeçar, dhe A.D. 25-vjeçar u arrestuan përmes operacionit policor “Avio-Biletat”, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin, më 26.04.2019 është zhvilluar plani operativ Avio-Biletat, me ç’rast janë kontrolluar katër lokacione në rajonet Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë, në mesin e tyre tri agjenci turistike si dhe një banesë. Gjatë kontrollimit është bërë arrestimi i dy personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast si dhe është bërë konfiskimi i tri shtëpizave të kompjuterëve, tre telefonave mobilë dhe disa dokumente, të cilat ndërlidhen me rastin”, thuhet në deklaratën e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se për realizimin e këtij operacioni, me urdhër të Gjykatës Themelore, ka aplikuar masat e fshehta të hetimit, me ç’rast ka bërë mbledhjen e provave.
Policia ka apleuar qytetarët që mund të kenë qenë pjesë e këtij mashtrimi të lajmërohen në polici.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













