E-Diaspora
Kosovarja Vjosa Mala, pjesë e “The One” në Nju Jork
Kosovarja Vjosa Mala është bërë pjesë e edicionit të 13-të festivalit “The One”, që mbahet në Nju Jork. Ky festival është një platformë, në të cilën interpretues të ndryshëm dhe krijues solistë kanë një mundësi për të shfaqur talentin e tyre.
Artistja e talentuar nga Kosova, Vjosa Mala, është pjesëmarrëse me pjesën teatrale “Rozi’s Fate”, “Fati i Rozës” shkruar dhe intepretuar nga vetë ajo, me regji te Kreshnike Osmanit dhe muzikë të Arbër Krasniqit dhe koreografi të Driton Saqipit, njofton Zëri i Amerikës.
Pjesa teatrale bazohet tek legjenda e njohur shqiptare mbi kështjellën e Rozafës, që flet rreth fatit të një gruaje dhe nëne të re, e zgjedhur për t’u sakrifikuar, duke u varrosur në muret e kështjellës. Festivali është hapur mbrëmë dhe do të zgjasë deri në 29 prill, përcjell albinfo.ch.
“The ONE Festival” u krijua në vitin 2006. Themeluese e festivalit ishte një veterane e skenës së teatrit të New Yorkut, e përfshirë në drejtimin dhe prodhimin e interpretimit solo teatror, prej vitit 1993.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










