Lajme
Kosovarja kishte rezervuar biletën nga Vjena për në Prishtinë, por nuk kishte udhëtuar – Austria Airlines ia anulon edhe biletën kthyese
Bileta e kthimit iu anulua edhe pse e kishte paguar. Ajo u desh të paguajë 125 euro shtesë për biletën e re
Për shtatë vjet Merita, 22-vjeçare, (emri i ndryshuar nga redaksia) kishte lidhje dashurie në distancë me të fejuarin e saj në Kosovë. Për këtë, kosovarja e cila jeton në Austrinë e Epërme udhëtonte thuajse çdo muaj nga Vjena për në Prishtinë. “Kam shpenzuar 200 deri në 500 euro në muaj për biletat e aeroplanit”, ka thënë Merita për heute.at, transmeton albinfo.at.
Austria Airlines ishte kompania e besuar e saj tash e disa vjet për udhëtim.
Në fund të korrikut të vitit 2021, ajo kishte rezervuar prapë për të udhëtuar për në Kosovë. Si zakonisht, ajo bleu biletën vajtje-ardhje. Pak para nisjes për në Kosovë, ishte sëmurë. Për këtë arsye kishte vendosur të mos fluturojë. Ditë më vonë, kur shëndeti i saj u përmirësua, Merita vendosi të shkonte në Kosovë me veturë, së bashku me familjen e saj.
Bileta e kthimit iu anulua, edhe pse e kishte paguar
Kur Merita donte me biletën e kthimit të cilën e kishte rezervuar, të merrte aeroplanin nga Kosova për në Austri, ajo befasohet në aeroportin e Prishtinës: Austria Airlines ia kishte anuluar fluturimin e kthimit, pasiqë ajo nuk e ka shfrytëzuar fluturimin e parë dhe nuk e ka njoftuar kompaninë. “Askush nuk më ka njoftuar për anulimin”, kishte thënë 22-vjeçarja. Për të pasur mundësi të udhëtonte, ajo duhej të paguante biletën e re prej 125 euro, përcjell albinfo.at.
E inatosur tej mase, Merita kontakton shërbimin e klientëve të Austria Airlines dhe dërgoi disa E-maile me ankesa. Asaj iu desh të presë me muaj për të marrë përgjigje. “Si kliente besnike prej shumë vitesh, nuk kam marrë as kërkim-falje, as ndonjë kod zbritje. Më kanë thënë se ky është faji im dhe se këto janë rregullat e linjës ajore”, ka shpjeguar Merita.
Gazeta ka kërkuar nga kompania ajrore të dinte se pse fluturimi i Meritës është anuluar. “Ky është sistemi i fluturimeve. “Nëse rezervoni biletën kthyese, por nuk fluturoni, fluturimi i kthimit anulohet automatikisht. Por, nëse na informoni paraprakisht dhe na shpjegoni situatën e mosfluturimit, ne mund të bëjmë përjashtime”, ka thënë një zëdhënës i linjës ajrore austriake.
Ndërkohë, Merita tashmë nuk e ka të nevojshme të udhëtojë më shumë se një mijë kilometra larg për të vizituar partnerin e saj në Kosovë. I dashuri i saj është shpërngulur në Austri për të jetuar së bashku me Meritën. Megjithatë, nëse të dy dëshirojnë të vizitojnë sërish Kosovën, duhet të mendojnë mirë para se të rezervojnë një biletë për në vendlindje.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur












