E-Diaspora
Kosovari punon 2 vjet në Gjermani me dokumente false bullgare: Ja si e zbulojnë
Ai kishte rënë në kontakt me një njeri të panjohur, i cili, kundrejt 850 eurove i kishte siguruar dokumente të falsifikuara bullgare, me të cilat ai mund të qëndronte dhe të punonte në Gjermani
Një shqiptar 26 vjeçar nga Kosova ndodhet në bankën e zezë në Gjykatën e Crailsheim-it, i akuzuar për disa delikte: ai ka qëndruar në mënyrë ilegale në Gjermani, ka falsifikuar dokumente dhe ka ngarë makinën pa pasur patentshoferi, shkruan generalanzeiger.de. Për të gjitha këto veprime ai është dënuar me dhjetë muaj burg me kusht. Por, duke qenë se duhet të dëbohet në Kosovë, ky dënim nuk ka ndonjë veprim te i dënuari.
Kosovari, gjatë gjithë procesit ka pranuar veprën.Ai kishte ardhur në Gjermani me shpresë se do të siguronte një jetë më të mirë. “Në Kosovë unë nuk kisha vend, nuk mund të shkoja askund. Nuk kisha as punë as shtëpi”.
Në mars të vitit 2015 ai kishte ardhur në Gjermani, ku kishte bërë kërkesë për azil, transmeton albinfo.ch. Por, pasi që Kosova hyn në radhën e “vendeve të sigurta”, kërkesa e tij ishte hedhur poshtë pak më vonë. Ndërkaq, i riu nuk ishte paraqitur për kthim por kishte kaluar në ilegalitet. Që nga tetori i vitit 2015 ndaj tij ishte ngritur fletarresti. Kthimi i tij në Kosovë ishte parashikuar 11 herë por ai nuk kishte mundur të gjendej.
Gjatë kësaj kohe ai kishte bërë të gjitha përpjekjet për të qëndruar në Gjermani dhe për të punuar. Kështu, siç ka dëshmuar gjatë procesit, ai kishte rënë në kontakt me një njeri të panjohur, i cili, kundrejt 850 eurove i kishte siguruar dokumente të falsifikuara bullgare, me të cilat ai mund të qëndronte dhe të punonte në Gjermani.
Kështu, me emër të ndryshuar dhe dokumente bullgare, kosovari ka jetuar dhe punuar rreth dy vite në Nördlingen të Gjermanisë. Atje ka punuar punë të rregullt me orar të plotë, ka gjetur banesë dhe ka blerë veturë, të gjitha me identitet të rremë. Madje, shefi i tij i punës kishte qenë shumë i kënaqur me punën e tij dhe do ta punësonte menjëherë sërish, ka thënë në emër të kosovarit, avokati i tij.
Por fati nuk e kishte mbështetur atë në janar të këtij viti, kur ishte kapur nga policia gjatë një kontrolli në një parking të qytetit. Policëve u kishte rënë në sy se pasaporta e tij bullgare ishte e një cilësie tjetër nga pasaportat bullgare që ata kishin parë më parë, përcjell albinfo.ch. Por, në fakt kosovari para kësaj i kishte shpëtuar si për mrekulli kapjes nga policia. Në një rast të dyshimit për mashtrim, policët, me rastin e krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve kishin konstatuar identitetin e tij kosovar. Por, duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë gabim teknik, e kishin liruar.
Kosovari mund të kursehej nga gjithë këto peripeci, sikur të ishte më mirë i informuar, shkruan gazeta. Kjo për faktin se, duke filluar nga janari i vitit 2016, njerëzit nga Ballkani Perëndimor, pra edhe ata nga Kosova mund të qëndrojnë në Gjermani nëse dëshmojnë se kanë gjetur një punë të rregullt këtu.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













