E-Diaspora
Kosovari i Zvicrës e ngrit ekipin anglez në premier ligë
Nëntë gola dhe pesë asistime, këto janë statistikat e këtij sezoni të lojtarit Almen Abdi, i cili e ndihmoi ekipin e tij Watford të ngritët në premierë ligën angleze.

Futbollisti prizrenas, i cili është rritur në Zvicër, Almen Abdi, është treguar ndër lojtarët kryesor të ekipi Watford që gjendet në vendin e parë të tabelës së Chamionship në Angli dhe që me fitoren e fundit ndaj Brighton ka siguruar pjesëmarrjen në premier ligë për sezonin e ardhshëm.
“Kjo është e pabesueshme. Ne ishim duke u kthyer nga Brightoni. Ishim të ulur në autobusin e ekipit, shikonim të gjithë në celularët tanë rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe pak para se të arrinim në Watford, e kuptuam se ne jemi ngjitur në premierë ligë”, ka thënë 28-vjeçari Abdi për “Blick.ch”, njofton albinfo.ch.
Sapo kanë ngrënë ushqim, janë dalë për të festuar me qytetarët dhe fansat e klubit, të cilët presin tashmë tetë vjet që ekipi i Watfordit të rikthehet në premierë ligë. “Ata na kanë mbështetur edhe kur gjërat në ekip nuk kanë ecur mirë. Prandaj këtë edhe e merituan”, ka thënë ai.
Almeni, në sezonin e ardhshëm do të këtë rastin të ballafaqohet me ekipet më të mira të premier ligës, por ai me padurim pret që të luajë në stadiumin e Mançester Junaitit. “Është kënaqësi për mua të luaj në të gjitha stadiumet e ekipeve të mëdha, por mbi të gjitha në Old Traford është diçka e veçantë”.
Almen Abdi në të kaluarën e tij ka qenë futbollist i Fc. Zurich, pastaj Le Mand në Francë dhe Udineses në Itali.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale Autoritetet e kryeqytetit austriak kanë njoftuar se nga data 30 qershor, do të eliminohet bonusi mujor...
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?