E-Diaspora
Kosovari i adoptuar në Gjermani, nuk lejohet të hyjë në Turqi pa vizë
Zonja Sohl bashkë metë birin e adoptuar janë mbajtur rreth 11 orë në një qeli arresti në Aeroportin e qytetit bregdetar turk, Antalia
Ai që pritej të ishte një pushim ëndrrash për gjithë familjen, u shndërrua në përjetim të rëndë traumatik për gjermanen Brita Sohl dhe djalin e saj të adoptuar, Ibrahimin 11 vjeçar nga Kosova. Zonja Sohl bashkë me Ibrahimin janë mbajtur rreth 11 orë në një qeli arresti në Aeroportin e qytetit bregdetar turk, Antalia, shkruan nord24.de. Pas kësaj ata u desh të ktheheshin me aeroplanin e radhës në Gjermani.
Ibrahimi, si fëmijë i adoptuar mund të udhëtonte për në Turqi vetëm po të kishte vizë. Kjo ndodh përkundër faktit se ai pothuaj gjithë jetën e tij deri tash e ka kaluar në familjen gjermane Sohl në Bremerhaven, transmeton albinfo.ch. Ai po ashtu ka një dokument udhëtimi që ia kanë dhënë autoritetet gjermane dhe posedon të gjitha dokumentet që dëshmojnë se ai i takon kësaj familjeje gjermane.
Para nisjes për në pushime, në Turqi, askush në famlje nuk kishte thënë se për 11 vjeçarin nevojitej viza. Në udhëtimet tjera të mëparshme si në Spanjë dhe në Greqi, nuk ka pasur asnjëherë probleme të ngjashme.
Ibrahimi dhe nëna e tij adoptuese e kanë përjetuar mbajtjen në qeli si një dframë të rëndë, përcjell albinfo.ch. U desh të angazhohej edhe Ambasada e Gjermanisë në Turqi për t`i kthyer ata në Gjermani.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











