E-Diaspora
Kosovari para gjyqit pasi vrau bashkëshorten dhe të dashurin e bijës
Pas të shtënave, ai e kishte thirrur policinë. "I vrava dy njerëz, gjendem pranë kufomave", i kishte thënë policisë

Një shtetas 53-vjeçar do të përgjigjet para Gjykatës së Shtutgartit, pasi akuzohet se në Nürtingen të Gjermanisë ka vrarë me paramendim bashkëshorten dhe të dashurin e së bijës. Kosovari i mohon akuzat.
Në momentin që policia kishte arritur para një shtëpie në Nürtingen, më 17 korrik të vitit të kaluar, ajo vëren dy persona të shtrirë përtoke, të qëlluar me plumba në kokë. Në mes të viktimave ka qenë e ulur një grua e re, e cila ka mbajtur në krahëror fëmijën e saj të vogël, duke kërkuar ndihmë. Edhe më e keqja: Në shtëpi ka qenë ende personi i cili ka shtënë me armë, përcjell albinfo.ch.
Që nga e hëna, kosovari 53-vjeçar gjendet para trupit gjykues të Gjykatës së Shtutgartit, shkruan “Stuttgarter Nachrichten”, përcjell albinfo.ch. Prokurorja e akuzon për vrasje tinzare të dyfishtë për motive të ulëta. Bravandreqësi kosovar dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e vajzës së tij më të moshuar.
Vajza më e moshuar është ajo e cila, ditën e krimit ka qëndruar e ulur pranë dy kufomave.
Në Gjykatë ajo është e ftuar në rolin e dëshmitares. Njëzetekatërvjeçarja dhe partneri i saj 40-vjeçar, më 17 korrik kanë qenë duke kaluar një mbrëmje të këndshme familjare. Në vizitë kanë qenë nëna, tri motrat dhe mbesa e saj. Papritmas, atyre iu bashkohen edhe babai dhe vëllai i saj. Fillimisht gjithçka shkonte si është më së miri, por më vonë, babai, e sidomos i vëllai e kanë nxitur zënkën. Si duket, familja e madhe që përbëhet prej çiftit kosovar me pesë fëmijë, është ndarë në dy fraksione. Disa nga motrat dhe vëllezërit i kundërshtuan babanë dhe të birin.
Pasi ia kishte shkulur flokët bashkëshortes duke e ofenduar me fjalë të ndyta, babai ishte larguar, i përcjellur nga i biri. Vetura u nisë shkurtimisht, por menjëherë u ndalë. Babai zbret dhe qëllon të dashurin e vajzës, ka rrëfyer 24-vjeçarja. Nëna ka filluar të ikë nga vendngjarja, ndërsa i dashuri është rrëzuar përtoke. Pas kësaj, edhe nëna është rrëzuar përtoke.
Prokurorja para Gjykatës ka deklaruar se i pandehuri viktimën 40-vjeçare e ka vrarë nga një distancë prej një metri, duke e qëlluar në kokë me një pistoletë të llojit “Luger” të kalibrit 9 mm. Plumbi i dytë e ka qëlluar bashkëshorten prapa kokës.
“Çasti vendimtar për të vrarë bashkëshorten ka qenë në veturë, pasi ajo një ditë më parë kishte vendosur për t’u ndarë”, ka pohuar prokurorja.
Me këtë rast, 53-vjeçari e ka marrë pistoletën nga vetura duke e vendosur prapa në trup. Dëshmitarja mbahet ende e guximshme. Megjithatë, disa herë zëri i dridhet, ndërsa lotët nuk mund t’i ndalë. Gruaja 24-vjeçare e ka humbur babanë e fëmijës, nënës e saj dhe në një mënyrë edhe babanë e saj, i cili është i ulur në bankën e të akuzuarve.
Në vitin 1989, i pandehuri dhe viktima ishin martuar në vendlindjen e tyre në Kosovë. Një vit më vonë, si refugjatë të luftës, ata vendosen në Gjermani. Ai filloi punën si bravandreqës, ndërsa iu lindën pesë fëmijë, që më pas të blejnë një banesë në Köngen. Martesa duket se filloi të zbehej kur gruaja filloi të punojë në një hotel në Wernau, por i pandehuri e mohon këtë. Në të vërtetë, gruaja donte një llogari të veten , filloi të lyhej dhe të vishej me rrobe provokuese, njofton Albinfo.ch. Nga ana tjetër, i pandehuri fajin ua lë vajzës më të moshuar dhe të dashurit të saj. Ky i fundit kishte përhapur gënjeshtra, duke ndërhyrë me intriga dhe duke nxitur bashkëshorten ndaj tij, ka pohuar 53-vjeçari i pandehur.
Sipas të dhënave që i ka bërë gjatë hetimeve psikiatrike, ai ka dyshuar se gruaja e tij ka qenë e nxitur për t’u ndarë nga ai. Por, kjo mbetet e paqartë me gjithë se ditën e kobshme, vetura e bashkëshortes ka qenë e mbushur me gjësende personale. Kosovari nuk ka ditur për një ndarje të mundshme. Dhe po që se ajo ka pasur dëshirë të ndahet, ai me siguri se do ta lejonte. I pandehuri pohon se e ka dashur bashkëshorten.
Por, shumica e dëshmitarëve kanë deklaruar se burri ka qenë shumë xheloz dhe se ka dashur të kontrollojë edhe imtësirat më të vogla. Ai nuk ka dashur të vrasë askënd. Pistoletën e kishte gjetur në pronën e shtëpisë të cilën e kishte blerë vite më parë. Pistoletën e kishte nxjerrë vetëm sa për të kërcënuar, pasi i dashuri i vajzës e kishte sulmuar. Plumbi ishte shkrepur pa dashje, ndërsa nuk i kujtohet fare shkrepja e plumbit të dytë, me të cilin qëlloi bashkëshorten. Pas të shtënave, ai e kishte thirrur policinë. “I vrava dy njerëz, gjendem pranë kufomave”, i kishte thënë policisë.
Procesi do të vazhdojë ditëve në vijim.
E-Diaspora
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste 36-vjeçari shtetas kosovar dhe i akuzuari i dytë, një 33-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerane-maqedonase të...
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj