Lajme
Kosovarët, të tretët për nga numri i të huajve në St.Gallen
Pas gjermanëve, (5263) por me një diferencë të madhe, vijnë italianët (2765) dhe më tutje, në vendin e tretë, kosovarët (1976)
Aktualisht në qytetin St.Gallen jetojnë afërsisht 25.000 të huaj, gjegjësisht njerëz që nuk kanë pasaportë zvicerane. Më saktë: në fund të vitit 2018, kur janë publikuar shifrat e fundit deri tash të Zyrës Kantonale për Statistikë, kanë qenë 24478 të huaj, shkruan tagblatt.ch.
Shikuar sipas përkatësisë shtetërore, grupin më të madh të të huajve e përbëjnë gjermanët. Pothuajse çdo i katërti i huaj në qytet ka nënshtetësi gjermane, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për 5263 shtetas gjermanë që jetojnë në qytetin St. Gallen.
Pas gjermanëve, por me një diferencë të madhe, vijnë italianët (2765) dhe më tutje, në vendin e tretë, kosovarët (1976). Në vazhdim janë serbët (1356), portugezët (1176), shtetasit e Maqedonisë (876) etj.
Si gjithmonë, kur është fjala për shqiptarët, edhe në këtë rast duhet theksuar se shifrat për ta nuk mund të gjenden së bashku nën një zë statistikor, shkruan albinfo.ch. Ato janë të ndara në mes disa shteteve, pasi që statistikat zyrtare njohin vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo edhe atë etnike.
Kështu, përveç shtetasve të Kosovës që janë me shumicë dërmuese shqiptarë, edhe shumicën e shtetasve të Maqedonisë ne këtë qytet mund të konstatohet se e përbëjnë shqiptarët. Po ashtu një numër i konsiderueshëm shqiptarësh përfshihet edhe në kategorinë e shtetasve të Serbisë, marrë parasysh këtu shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












