Kosova
Kosovë: Ulje e rasteve, 154 infektime të reja me Covid
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 154 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.196,m nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.140 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 545 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.972 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.084.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 40 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Pejë 13 raste, Gjilan 10 raste, Gjakovë 9 raste, Obiliq 9 raste, Podujevë 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Drenas 5 raste, Vushtrri 5 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 2 raste, Prizren 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













