Kosova
Kosova shkurton ditët e karantinimit
Obligimi për karantinë është bërë nga nga 14 ditë në 10 ditë për personat me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se kanë vendosur që të shkurtojnë kohën e izolimit për personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19, nga 14 ditë sa ishte, në 10.
Ndërkaq atyre që testi u del dy herë negativ, koha e izolimit u shkurtohet në shtatë ditë. Sipas IKSHPK-së, këta persona në ditën e gjashtë ose të shtatë mund të bëjnë testin për të parë nëse nuk rezultojnë pozitivë.
Personat të cilët kanë kontakt me dikë të infektuar, sipas IKSHPK-së, nuk kanë nevojë të karantinohen nëse i përkasin moshës mbi 18 vjeç dhe janë vaksinuar me tri doza dhe as ata që janë të moshës 12-17 vjeç e që janë të imunizuar me dy doza.
Personat që janë testuar pozitivë më shumë se 90 ditë më parë dhe janë të vaksinuar me të dy dozat, nuk kanë nevojë për karantinim. Në këtë grup hyjnë edhe ata që brenda 90 ditëve të fundit kanë kaluar COVID-in, edhe nëse nuk janë të vaksinuar me asnjë dozë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










