Kosova
Kosova shënon rritje eksporti në drejtim të Gjermanisë

Në një komunikatë për media, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, pas përpunimit të të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, ka vërejtur se eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë ka shënuar rritje për 42.6% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Ndërsa, importi nga Gjermania në drejtim të Kosovës ka shënuar rritje për 0.5%, përcjell albinfo.ch.
Eksporti nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 87.3 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 61.2 milionë Euro. Ndërsa, importi nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 609.8 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 606.5 milionë Euro.
Produktet më të eksportuara në vitin 2022 ishin: plastika dhe artikuj prej tyre, artikuj prej gizës e çelikut dhe mobileritë.
Drejtoresha Ekzekutive e OEGJK-së, Nora Hasani, konsideron se ky është një trend pozitiv në marrëdhëniet tregtare në mes të dy vendeve dhe rritje e prezencës së kompanive kosovare në tregun gjerman.
E-Diaspora
-
3 shqiptarë arrestohen në flagrancë në Itali U gjetën sasi prej 83 kilogramë kokainë...
-
Gjermania dhe Zvicra, shtetet nga të cilat dërgohen më së shumti para në Kosovë
-
Nga diaspora rikthehet në vendlindje për ta punuar tokën
-
Shqipëri: Rriten remitencat nga emigrantët, 834 milionë euro u dërguan në vitin 2022
-
Shqiptari nga Kosova vdes tragjikisht në SHBA teksa shpëtonte jetën e një fëmije
Jeta në Austri
-
Mbrëmje shqiptare në Vjenë me shkrimtarin Arben Kallamata Të shtunën, më 25 mars, në Vjenë u organizua një mbëmje me shkrimtarin dhe publicistin Arben...
-
Begaj: Mirënjohje për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Presidenti i Austrisë pritet me nderime shtetërore në Tiranë
-
Presidenti i Austrisë, vizitë në Shqipëri
-
Vjenë: Boksieri shqiptar, Jakaj, mposht serbin Nikoliç