Kosova
Kosova së shpejti do të bëhet me kamp rinor
Qendra multi-funksionale edukativo-rinore e cila do të ndërtohet në fshatin Pjetërshan të Gjakovës do të jetë në funksion të edukimit jo-formal dhe promovimit të vlerave të larta pro amerikane dhe evropiane për të rinjtë e Kosovës
Vizita e realizuar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka përfunduar me takime të shumta të cilat janë realizuar me drejtuesit e lartë të YMCA-së në SHBA.
Vizita disa ditore e realizuar në Nju Jork e ministrit Gashi, ishte një mundësi e mirë për të marrë mbështetje për realizimin e përpjekjeve të MKRS-së që në zbatim të Strategjisë për Rininë të avancojë pozitën e të rinjve të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gashi, në kuadër të vizitave që ka realizuar, është takuar edhe me Jerry Huncosky drejtor i Frost Valley YMCA me ç’rast i është garantuar mbështetje e fuqishme për ndërtimin e një qendre multi-funksionale rinore në Republikën e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Qendra multi-funksionale edukativo-rinore e cila do të ndërtohet në fshatin Pjetërshan të Gjakovës do të jetë në funksion të edukimit jo-formal dhe promovimit të vlerave të larta pro amerikane dhe evropiane për të rinjtë e Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si ministër nuk do ndalemi së angazhuari që në përputhje me strategjinë tonë për rini të zhvillojmë politika progresive të cilat do të ndikojnë dukshëm në nxitjen e rinisë së vendit tonë në aktivitete dhe programe edukative dhe sociale”, ka thënë ministri.
Ndërtimi i objektit të YMCA-së në Kosovë e cila do fillon së ndërtuari gjatë këtij viti në partneritet mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizatës GWY në Kosovë e cila është anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane te YMCA dhe drejtohet nga Dorina Lluka-Davies, do t’i hap perspektivë mijëra të rinjve për pjesëmarrje direkte në aktivitete të shumta rinore dhe edukative të cilat po i zhvillon kjo organizatë.
Ministri Gashi ka falënderuar drejtuesit e GWY për Kosovë për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe si dhe përpjekjet e tyre për ndërtimin e kësaj qendre, duke theksuar se ka qene synim i tij që Kosova të behet me një qendër të tillë e cila gjatë tërë vitit do t’i përfshijë të rinjtë në aktivitete dhe organizime te vazhdueshme rinore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri











