Kosova
Kosova po shqyrton vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve 12 – 15 vjeç
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë sot para mediave se Komiteti për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e vaksinimit të fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç.
Me këtë rast, Ramadani ka thënë se vaksinimi është shumë i rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të situatës epidemiologjike.
“Fuqishëm rekomandojmë vaksinimin për moshat mbi 18 vjeç dhe mundësinë që tashmë Komiteti për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar mundësinë e vaksinimit të moshave 12 dhe 15 vjeç me prioritet sipas indikacioneve shëndetësore”, ka thënë ai.
Ramadani është shprehur se për shkak të natyrës së variantit Delta, mosha e të infektuarve me koronavirus së fundmi ka zbritur në 10 deri në 19 vjeç.
“Grupmosha më e prekur ka qenë 30-39 vjeç, kurse javët e fundit kemi vërejtur ndryshim të strukturës moshore për shkak të vetë natyrës së variantit Delta që zbret në moshat 10 dhe 19 dhe 20-29. 1 e 5’ta e të gjithë të infektuarve bie në moshë 10 deri në 29 vjeç”, ka shtuar ai.
Ramadani ka thënë se deri tani në vend janë identifikuar mbi 112 mijë raste të infektuara me COVID-19, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga virusi.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










