Kosova
Kosova ka pagën minimale më të ulëtën në rajon
Rritja e pagës minimale në Kosovë e propozuar nga Këshilli Ekonomik Social ka hasur në kundërshtim nga disa përfaqësues të bizneseve në Kosovë.
Paga minimale në Kosovë e cila sipas një vendimi të vitit 2011 të Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, është propozuar të rritet në 250 euro, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po kundërshton rritjen e pagës minimale, pasi që sipas tyre, paga minimale në vlerë prej 250 eurosh mund të ndikojë në përkeqësimin e mëtejmë të prospekteve të punësimit si dhe në rritjen e informalitetit në punësim, përcjell albinfo.ch.
Fuqia e lirë punëtore, sipas një komunikate për media të Odës Ekonomike Amerikane thuhet “se është një ndër faktorët kryesorë që ndikon jo vetëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, por edhe në përpjekjet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte”.
Kosova krahasuar me vendet e rajonit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka pagën minimale më të ulëtën në rajon.
Çmimet e konsumit në Kosovë, viteve të fundit kanë shënuar rritje të vazhdueshme.
Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve, thuhet se shkalla e inflacionit e matur në muajin nëntor 2017 me muajin nëntor 2016 ishte 0.9 për qind.
Kurse faktorë të cilët janë përmendur se mund të shkaktohen nga rritja e pagës minimale, sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës e cila është anëtare e Këshillit Ekonomik Social, tashmë janë analizuar.
Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është mbi 30 për qind.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2016, tregojnë se konsumi për ekonomi familjare, ka qenë 7.539 euro, kurse për kokë banori 1460 euro.
Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar për ushqim dhe banim.
Kurse shporta mujore e një qytetari në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, llogaritet të jetë 115 euro.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











