Lajme
Kosova pa turizëm dhe turistë
Ky konstatim del i qartë nga një raport i Entit të Statistikave të Kosovës për hotelerinë dhe turizmin, i publikuar në fund të prillit
Ende nuk mund të thuhet se Kosova ka turizëm dhe turistë. Madje, ajo nuk gjendet as në fazën fillestare për zhvillimin kësaj dege.
Sipas të dhënave Entit të Statistikave të Kosovës për hotelerinë dhe turizmin, i publikuar në fund të prillit, interesimi i vizitorëve për Kosovën është në rënie, shkruan gazeta e Kosovës “Express”. Në total, vjet ishin evidentuar 79.044 vizitorë, prej të cilëve vetëm 34.382 ishin të jashtëm. Sipas kritereve të ESK-së, vizitor cilësohet edhe kosovari që së paku një natë e kalon jashtë vendbanimit të tij të përhershëm. Që të gjithë këta vizitorë në Kosovë kishin 121.519 net qëndrimi, ndër të cilat 76.394 ishin të mysafirëve nga jashtë. Marrë në tërësi, vizitorët nga jashtë mesatarisht këtu kaluan 2,2 net, ndërsa ata vendorë vetëm një natë ishin jashtë vendbanimit. Se interesimi është në rënie ilustron fakti se numri i vizitorëve vjet ishte 11 për qind më i vogël se në vitin 2009, ndërsa netët e kaluara në Kosovë kishin rënie 7 për qind. Sërish për nga numri vizitorëve prin Prishtina. Më shumë për shkak të statusit të saj si qendër administrative, kulturore e biznesore, sesa për ndonjë atraktivitet turistik. Aty vjet qëndruan 35.671 vizitorë, krahasuar me 40.168 sa kishte një vit më parë. Ata në këtë qytet kaluan 67,7 mijë net, apo gati 57 për qind të bujtjeve të realizuara në tërë Kosovën.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











