Kosova
Kosova në mesin e 18 vendeve që do të marrin ndihmë financiare ushtarake nga SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi sot Kievin teksa premtoi ndihmë të re për sigurinë e shtetit ukrainas, e cila kap vlerën prej dy miliardë dollarëve (eurove).
Vizita e dytë e zyrtarit amerikan në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi rus i shkurtit vjen pasi Ukraina raportoi përparim në përpjekjet e saj për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
Blinken njoftoi paketën e re ushtarake prej 2.2 miliardë dollarësh (euroshe) për Ukrainën dhe 18 vende të tjera që konsiderohen në rrezik të agresionit të ardhshëm rus. Përafërsisht 1 miliard dollarë do t’i ndahen Ukrainës, tha një zyrtar.
Pjesa tjetër do të ndahet midis Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
Paratë synojnë të mbrojnë sovranitetin, të modernizojnë forcat e sigurisë, të përmirësojnë partneritetet me aleancën ushtarake transatlantike NATO-n dhe të forcojnë kapacitetin “për të kundërshtuar ndikimin dhe agresionin rus”, tha një zyrtar amerikan.
Ndihma vjen në formën e granteve dhe huave të SHBA-së që u mundësojnë vendeve të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, Blinken duke takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vizita e tij erdhi në një “moment kyç” për Ukrainën, duke vënë në dukje se kundërofensiva po tregonte rezultate pozitive.
Zelensky tha se Ukraina ishte mirënjohëse për “mbështetjen e madhe” të Shteteve të Bashkuara, të cilat ai tha se po ndihmonin Ukrainën “të kthejë territorin dhe tokat tona”. /Reuters
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











