X

Na ndiqni:

 Kosova

Kosova, në agjendën për anëtarsim në Interpol

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli me anë të një njoftimi në Facebook ka njoftuar se Kosova ka hyrë në agjendën e samitit të ardhshëm për anëtarësim në Interpol që do të mbahet në Dubai.

Ky është postimi i Pacollit:

Sot në Lyon, Francë, u mbajt mbledhja e këshillit ekzekutiv ku Kosova me shumicën e votave hyri në agjendën e samitit të ardhshëm (për anëtarësim në Interpol) që do të mbahet në Dubai. Falënderoj të gjitha shtetet qe votuan pro, miqtë e Kosovës për mbështetje dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për punën e madhe. Urime Kosovë!


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë