Kosova
Kosova ndalon importin e pulave nga Shqipëria
Ky vendim i autoriteteve kosovare vie pas përhapjes së gripit të shpezëve në Shqipëri
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) ka marrë vendim për ndalimin e importit të pulave nga zona e prekur në Shqipëri, për shkak të gripit të shpezëve.
Në Kosovë, aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshuar me këtë virus.
AUV thotë se kanë marrë të gjitha masat operative për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në fermat e Kosovës.
Zyrtari për informim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, thotë për KosovaPress se pas raportimit të autoriteteve shqiptare për prezencën e gripit të shpezëve, kanë marrë vendim për ndalimin e importit nga zona e shpërthimit të sëmundjes.
“Ne po punojmë aktivisht që të kemi sa më pak raste të prekura. Aktualisht që po flasim nuk e kemi asnjë rast të raportuar si të dyshimtë në prezencë të gripit të shpezëve H5N8. Por, jemi në terren dhe jemi duke marrë informata kudo që mund eventualisht të ketë ndonjë dyshim.
Masa e vendosur ndaj Shqipërisë është masë e njëjtë që vendoset edhe nga ana e tyre në qoftë se kemi raste te ne. Dhe është masa që edhe vetë shteti kur ndodh shpërthimi i kësaj sëmundjeje nuk lejon lëvizje të shpezëve dhe lëvizje as brenda territorit të vet, e lëre më që të certifikojë ndonjë ngarkesë nga zona e shpërthimit që të dalë jashtë vendit”, tha Thaçi.
Ai thekson se në masat e vendosura nuk përfshihen edhe zonat e tjera. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, sipas tij, ka qenë në komunikim me autoritetet në Shqipëri që nga java e kaluar dhe se të gjitha shtetet në rajon janë në situatën emergjente ku kanë ngritur nivelin e kontrollit, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo është një sëmundje virusale që prek shpezët dhe përhapja e tyre zakonisht bëhet përmes kontaktit direkt mes shpezëve. Por, mund të përhapet edhe duke mos ndërmarrë masa të bio-sigurisë në fermat ku janë të prekura. Shtetet zakonisht pas konfirmimit të një rasti në një fermë, ndërmerren masat e karantinimit të fermës, kryhen asgjësimet në atë fermë dhe shpallet zona që duhet të monitorohet se a ka raste të tjera të dyshimta apo jo. Dhe, në secilin rast që ka shenja klinike, ndërmerren veprimet e saj”, tha Thaçi.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











