Lajme
Kosova mposhtet nga Sllovenia
Ekipi kombëtar i vashave i Kosovës është mundur bindshëm 3:0 nga Kombëtarja e vashave e Sllovenisë, duke ngelur edhe më prapa në garë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të Vashave 2021.
Pamela Begic dhe Nina Predanic shënuan herët në pjesën e dytë, para se Ana Milovic ta vuloste fitoren e slloveneve 10 minuta para fundit të martën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Dardanet po vinin nga një humbje e thellë kundër Rusisë të shtunën në Gjermani dhe disfata e dytë radhazi kundër Sllovenisë, nënkupton një goditje tjetër për gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar direkt, duke e ditur se ajo tani ngel plot 12 pikë prapa lideres së Grupi A, Rusisë.
Rusia, megjithatë, ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Kosova.
Kjo ishte disfata e tretë, prej të cilave dy nga Sllovenia, e Kosovës në pesë ndeshje deri tani në këtë fushatë kualifikuese për Euro 2021.
Por ekipi i Aferdita Fazlijës mund ende të shpresojë në kualifikim, përmes vendit të dytë, pasi ka vetëm tri më pak se Rusia dhe Sllovenia që e ndajnë atë me nga 9 pikë. Kjo e parë, megjithatë, i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje deri tani.
Për ta arritur kualifikimin nga pozita e dytë, Kosova duhet megjithatë ta korrë njërin prej rezultateve më të mira nga të gjitha rivalet e tjera që përfundojnë në pozitën e dytë në grupet e tjera, pasi vetëm tri prej tyre kualifikohen direkt, ndërsa gjashtë të tjera përmes play-off’t.
Në ndeshjen e radhës, Kosova përballet me sfidën më të vështirë deri tani në kualifikime, pasi më 10 prill e pret në Prishtinë lideren, Holandën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









