Sport
Kosova me 120 % ndaj Kroacisë
Optimizmi në kampin kosovar nuk mungon, derisa futbollistët thonë se do të japin maksimumin. Këtë e ka kërkuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, shpreson në rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Kroacisë dhe kërkon nga lojtarët e tij që të japin më shumë se maksimumin në këtë sfidë tejet të rëndësishme, pasi është e para që Kosova e zhvillon si nikoqir në një garë zyrtare, shkruan albinfo.ch.
“Është një moment i veçantë, pasi është loja e parë si vendas dhe ndaj një kundërshtari të mirë. Jemi të gatshëm të përballemi me Kroacinë dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme”.
“Kjo është një nga ato ndeshjet që duhet të japim 120 për qind, kemi një energji të madhe dhe do ta shfrytëzojmë këtë me kujdes shumë të madh”.
“Mungesat e Kroacisë? Kroacia ka lojtarë dhe ka konkurrencë. E di që nuk është lehet të zëvendësosh një Modriq dhe Rakitiq, por mendoj se ata kanë lojtarë për t’i zëvendësuar”.
“Cila do të jetë Kosova ndaj Kroacisë? Për neve është më rëndësi të analizojmë kundërshtarët, duhet të kemi kujdes se e dimë nga ata, por nëse na jepet mundësia të sulmojmë ne do ta bëjmë. Sidomos kur e dimë që kemi përkrahjen e tifozëve të cilët do ta mbushin stadiumin”.
“Kemi zëvendësues për çdo pozitë në rast të lëndimit dhe mund të bëjmë zgjidhje për të gjithë. Caku jonë real është Kampionati Evropian 2020. Pas dy viteve do të koordinohemi shumë më shumë, por nuk e kemi lënë anash dhe Kampionatin Botëror”, është shprehur Bunjaki në konferencën për media.
Kapiteni Samir Ujkani është shprehur se janë të gatshëm për sfidën ndaj kroatëve. “Besoj se do të jetë një ndeshje emocionuese pasi është ndeshja e parë si vendas. Do të jetë një ndjenjë e veçantë, stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të kemi përkrahjen e madhe nga tifozët”, ka thënë Ujkani.
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Hekuran Kryeziu, është shprehur optimist që skuadra të bëjë një ndeshje të mirë kundër Kroacisë në “Loro Boriçi”. “Enis Alushi? Shpresoj që do ta zëvendësojmë mirë. Kemi ekip të mirë dhe jemi optimistë që do të nxjerrim pikë ndaj një skuadre shumë të fortë si Kroacia. Alushi na mungon, por trajneri e di cila është alternativa e përshtatshme”, ka thënë Kryeziu.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











