Sport
Kosova i pret edhe Shaqirin me shokë…
Kosova është duke i pritur edhe futbollistët tjerë shqiptarë që luajnë për Përfaqësuese tjera, si Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Shani Tarashaj të cilët aktivizohen në Përfaqësuesen e Zvicrës
Milot Rashica dhe Alban Meha konfirmuan se do të luajnë për Kosovën, derisa një vendim të tillë e mori edhe mesfushori Herlolind Shala. Të tre ishin në Kombëtaren shqiptare. Vendimet e tyre ngjallën jo pak reagime, shkruan albinfo.ch.
Por, Kosova është duke i pritur edhe futbollistët tjerë shqiptarë që luajnë për Përfaqësuese tjera, si Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Shani Tarashaj të cilët aktivizohen në Përfaqësuesen e Zvicrës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki pritet t’i bëjë ftesë lojtarëve e më pas kërkesa e tyre do të shqyrtohet në FIFA. Një tjetër futbollist që mund të luajë për Kosovën është edhe Adnan Januzaj.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka përshëndetur vendimin e Rashicës që të luajë për Kosovën. “Rashica ka qenë dhe është në projektin tonë. Është lojtar me të ardhme të ndritur, i cili do të çojë përpara projektet tona”, deklaroi Vokrri.
Ai shtoi se brenda dy ditësh do të dihet gjithçka se cilët futbollistë do të zgjedhin Kosovën.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










