Sport
Kosova, ‘fabrikë’ e futbollistëve
Etrit Berisha, Mërgim Mavraj, Taulant e Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Përparim Hetemaj e Veton Berisha, janë disa nga futbollistët kosovarë që luajnë në Kombëtare tjera
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë të hënën ndaj Finlandës, por shumë futbollistë kosovarë paraqiten me Kombëtare tjera. Nëse i shtojmë këtu edhe numrin e futbollistëve të ekipit të Kosovës, atëherë padyshim se ka më së shumti lojtarë në kualifikueset e “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.
Përparim Hetemaj refuzoi të luajë ndaj Kosovës. Ky gjest i tij u vlerësua lart. Edhe pse nuk erdhi të luajë për Kosovën, të paktën nuk do të luajë kundër.
Padyshim se më shumti kosovarë ka në Kombëtaren shqiptare. Etrit Berisha, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Shkëlzen Gashi, Arlind Ajeti janë futbollistët që mbrojnë ngjyrat kuqezi. Shqipëria gjithmonë ka qenë ëndërr për çdo futbollist shqiptar dhe këtë ëndërr e realizuan këta futbollistë, që madje u kualifikuan për herë të parë në një Evropian.
Pas Shqipërisë vjen Zvicra me katër lojtarë. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Shani Tarashaj kanë prejardhje nga Kosova, por paraqiten për Përfaqësuesen helvetike. Ëndrra e tifozëve kosovarë nuk u realizua që këta futbollistë të vijnë të luajnë për Kosovën.
Adnan Januzaj gjithashtu nuk i tha po Kosovës. Ai, madje nuk luajti as për Shqipërinë. Tashmë ai ka mbetur në planin B të Belgjikës.
Veton Berisha do të vazhdojë të luajë për Norvegjinë, kurse vëllai i tij, Valoni iu bashkua Kosovës. Në të ardhmen mund të ndeshen kundër njëri-tjetrit me Kombëtare. Astrit Ajdareviq i Suedisë e Fatos Beqiraj i Malit të Zi, po ashtu kanë prejardhje nga Kosova.
Nëse do të vinin tërë këta futbollistë të luajnë për Kosovë, sigurisht se do të ishte njëra ndër përfaqësueset më të forta jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Me kualifikimet që fillojnë të hënën, shënon një epokë tjetër, pasi Kosova edhe me dëshmi mund të cilësohet si Brazili i Ballkanit.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











