Kosova
Kosova e Shqipëria ulin çmimet e romingut në qershor
Nga data 15 qershor e këtij viti do të fillojë ulja e tarifave të shërbimit roming për qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Kurse heqja e plotë e tarifës mes dy vendeve do të bëhet më 1 korrik të vitit 2021, ka njoftuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)
“Në respektim të plotë të marrëveshjes ndërshtetërore, të dy palët u pajtuan që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 qershor 2019, fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit “RLAH+”, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme te qytetarët e të dy vendeve (nga kur do të ketë zvogëlim rreth 90% nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roaming)”, thuhet në njoftimin e ARKEP-it.
Ata po ashtu kanë njoftuar se reduktimi, e më pas heqja e tarifave do të aplikohet sipas principeve të modelit të aplikuar më parë nga vendet e Bashkimit Evropian “Roam Like At Home (RLAH)”, përcjell albinfo.ch.
Mbledhja e përbashkët e Bordit Drejtues të ARKEP-it dhe Këshillit Drejtues të AKEP-it lidhur me këtë proces u mbajt në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të nënshkruar në Pejë më 26 nëntor 2018.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro













