Kosova
Kosova e Shqipëria, me lehtësira doganore mes vete
Marrëveshja parasheh njohjen e të gjitha licencave që ndodhen në pikat doganore, duke unifikuar kontrollet e vetëm një vendi dhe duke ulur kohën e kontrollit
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për zbatimin e lehtësive doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se marrëveshja e bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës synon zbatimin e lehtësive reciproke të ndërsjella në procedurat doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Sipas saj, kjo është një marrëveshje e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot kjo marrëveshje shkon në Parlament me qëllim lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve, duke njohur të gjitha licencat që ndodhen në pikat doganore, duke unifikuar kontrollet e vetëm një vendi, duke ulur kohën e kontrollit.
Ibrahimaj tha se “marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit dhe lehtësitë që ajo do të sjellë.
Gjithashtu kjo marrëveshje njeh disa protokolle që do t’i hapin rrugë hapjes së pikave të tjera doganore të Kosovës në Republikën e Shqipërisë”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











