Sport
Kosova, e nënta në botë
79 shtete janë që kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike deri më tani, por nuk kanë fituar medalje. Kosova tashmë kalon edhe shtetet ballkanike si Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë
Kosova renditet në vendin e nëntë në renditjen e shteteve që kanë arritur të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike të Rios, pas ditës së shtunë, shkruan albinfo.ch.
Medalja e artë e fituar nga Majlinda Kelmendi, ka bërë që Kosova të renditet e nënta. Kosova mbetet pas shteteve të mëdha të botës, si Australia, Kina, Koreja e Jugut, Hungaria, SHBA, Rusia dhe Japonia.
Kjo është medalja e parë e Kosovës në Lojërat Olimpik edhe vjen qysh në pjesëmarrjen e parë. Kujtojmë që Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në 52 kg në xhudo.
Kosova po merr pjesë në këtë Olimpiadë me tetë garues. 79 shtete janë që kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike deri më tani, por nuk kanë fituar medalje. Kosova tashmë kalon edhe shtetet ballkanike si Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Majlinda ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike të kaluara në Londër, por ishte eliminuar në rrethin e dytë.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









