CH-Ballkani
Kosova dhe Shqipëria përfaqësohen për herë të parë në Universitetin e Stanfordit
Themeluesi dhe CEO i Gjirafa, Inc., Mërgim Cahani, është folës i ftuar në Universitetin e Stanfordit në programin e ndërmarrësisë evropiane ku përfaqëson ekosistemin e ekonomisë së Internetit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Si asnjëherë më parë, në këtë program ku marrin pjesë themeluesit, ndërmarrësit dhe investitorët më të mëdhenj në Evropë, po përfaqësohet edhe Kosova, me njërin nga start-up-et më të zhvilluar në rajon, Gjirafa, ku themeluesi dhe CEO i saj, Mërgim Cahani përfaqëson dhe do të flasë mbi ekosistemin e ekonomisë së internetit të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan ‘Zëri’.
Ky program, i organizuar dhe drejtuar nga Burton Lee nga Silicon Valley dhe mësimdhënës në Universitetin Stanford, ka për qellim që të fokusohet në ndërmarrësit evropianë dhe ndikimin që ata kanë në Silicon Valley e njohur ndryshe edhe si qendra e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Duke pasur në vizion një perspektivë globale të zhvillimit, dhe me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, Silicon Valley po mundohet që të mësojë mënyra të reja të biznesit të cilat i kanë shfaqur këto ndërmarrje Evropiane, përcjell albinfo.ch.
Universiteti Stanfordit dhe Lugina e Silikonit shprehen së kanë shumë për të mësuar nga ndërmarrjet Evropiane, dhe tregojnë se si mënyra Evropiane e të bërit biznes ka qenë gjithmonë në qendër të mësimeve dhe mënyrës së tyre të zhvillimit, por tani, me zhvillimin e teknologjisë, ky ndikim evropian është bërë më i dukshëm, dhe kjo konferencë ka për qellim që ta studioje më thellë këtë.
Ndikimi i Kosovës dhe Shqipërisë në këtë ekosistem të ndërmarrjeve të reja, me anë të kompanisë Gjirafa, po tregon për një potencial të madh rritjeje dhe pozicionimi të kësaj kompanie krahas kompanive më të mëdha botërore si Apple, Uber, Crunchbase, etj. dhe po ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Për më shumë rreth programit, ligjëruesëve dhe folësve klikoni këtu: http://www.stanfordeuropreneurs.org/
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç










