Kosova
Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik
Interes i lartë i bizneseve kroate për investime në Kosovë
Në Slavonski Brod janë zhvilluar përgatitjet për Forumin Ekonomik Kosovë–Kroaci, i cili pritet të organizohet së shpejti në Kosovë, me synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për investime ndërmjet dy vendeve, transmeton albinfo.ch.
Takimi u realizua në bashkëpunim me Klubi i Biznesit Kroaci–Kosovë, me pjesëmarrjen e znj. Ermina Lekaj Perlaskaj, këshilltare e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, si dhe përfaqësuesve të Oda Ekonomike Kroate dhe Odës së Zejtarëve. Aktivitetet përgatitore po zhvillohen me mbështetjen e Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe autoriteteve lokale të qytetit të Slavonski Brodit.
Në këtë bashkëbisedim mori pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të KIESA, z. Zef Dedaj, i cili prezantoi potencialet investuese të Kosovës, duke vënë theksin te lehtësitë fiskale, pozicioni strategjik dhe sektorët prioritarë për investime, si industria përpunuese, energjia e ripërtëritshme, teknologjia e informacionit dhe bujqësia.
Ndërmarrësit nga rajoni i Sllavonisë shprehën interes të lartë për bashkëpunim konkret me Kosovën, duke theksuar gatishmërinë për të eksploruar partneritete të reja, projekte të përbashkëta dhe zgjerim të aktivitetit në tregun kosovar.
Forumi Ekonomik Kosovë–Kroaci pritet të shërbejë si një platformë kyçe për konkretizimin e këtyre interesave dhe për avancimin e marrëdhënieve ekonomike në një nivel të ri bashkëpunimi strategjik. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












