Kosova
Kosova bën gati listën e organizatave ndërkombëtare, në të cilat synon anëtarësim
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë se kanë bërë listën e prioriteteve për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe do të shihen mundësitë për përafrim me NATO-n, fillimisht duke u anëtarësuar me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5. Mirëpo të gjitha këto planifikohet të bëhen në momentin e duhur dhe të volitshëm për vendin.
Ahmeti një intervistë për KosovaPress thotë se kanë hartuar strategjinë për njohje të reja dhe janë në kontakt me një numër të konsiderueshëm të shteteve që nuk e njohin Kosovën. Ndërkohë, shton se po punojnë intensivisht për t’iu kundërvënë Serbisë në fushatën për tërheqje të njohjeve për Kosovën.
“Kemi bërë listë të prioriteteve se ku Kosova ka interes të veçantë për t’u anëtarësuar. Tashmë dihet se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne kemi propozuar dhe është themeluar një grup ndërinstitucional për përafrim me NATO-n, por kjo nuk është vetëm për NATO-n, por edhe mekanizmat e tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë. Ne duhet të kemi të qartë se rruga drejt anëtarësimit edhe në NATO nuk bëhet brenda natës, por duhet të punojmë çdo ditë. Një hap konkret do të ishte që Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut A5 që ne tashmë i plotësojmë të gjitha kushtet…Ne kemi qenë duke punuar për Këshillin e Evropës, kjo punë është dinamizuar, se kur do të aplikojmë, nuk është vendosur, por se do të aplikojmë, kjo është e qartë. Është shumë e rëndësishme që përveç përgatitjes së brendshme, të gjejmë edhe momentin e duhur. Nuk është aq e rëndësishme shpejtësia drejt fillimit të procesit, sa është e rëndësishme që kur të fillojë procesi, të jemi të sigurt se do të jetë i suksesshëm. Problemi është se e kemi parë edhe me UNESCO që në rast se dështon, nuk është se mbetesh në vendnumërim, por ke regres”, thotë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










