Lajme
Kosnett: Beau Biden ka punuar krahë për krahë me miqtë kosovarë për të siguruar Pavarësinë e Kosovës
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett tha se është i nderuar që do të pranojë medaljen e ndarë për Beau Biden.
“Me të vërtet është nderë i veçantë për mua që ta pranojë këtë medalje në emër të Presidentit Biden”, ka thënë Kosnett.
“Beau Biden përfaqësonte më të mirën që ka Amerika. Ai e dinte se për të ecur përpara Amerika, amerikanët duhet të angazhohet në të gjithë botën. Për këtë arsye mijëra amerikanë si Beau Biden, disa me çizme të ushtrisë e disa me rroba pune, kanë shërbyer kaq shumë në Kosovë për dy dekada me radhë. Ata kanë punuar krahë për krahë me miqtë kosovarë për të siguruar lirinë e pavarësinë e Kosovës, për ta shtyrë Kosovën drejt qëndrueshmërisë ekonomike”.
Kosnett thotë se Beau ka punuar që Kosova të ndërtojë qeverisje demokratike të bazuar në vlera demokratike e respektim të ligjit.
“Amerikanët e respektojnë dhe e çmojnë udhën e Kosovës sepse jemi në të njëjtën rrugë për të krijuar shoqëri që ofron mundësi të barabarta e drejtësi të barabartë, respektim të drejtave të individëve, kemi krijuar një partneritet që do të zgjasë shumë”.
Tutje Kosnet tha se SHBA-ja dhe Kosova do ta vazhdojnë partneritetin në mes tyre dhe do ta forcojnë në vitet e ardhshme.
“Rruga më e mirë për të nderuar trashëgiminë e Beau Bidenit, është që të gjithë qytetarët e Kosovës nga të gjitha komunitetet, nga gjitha partitë politike, të vazhdojnë përpjekjet për të ndërtuar atë që themeluesit e Amerikës e quanin një “union të përsosur” dhe Amerikan do të jetë përkrah jush në çdo hap”, shtoi tutje Kosnett.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










