Kosova
KOSID: Humbjet për KEDS-in, në dëm të qytetarëve
"Ky institucion është vënë plotësisht në mbrojtje të një operatori privat që përfiton miliona në kurriz të konsumatorëve të një shërbimi bazë të jetës"
Konsorciumi Kosovar për Zhvillim të Qëndrueshëm shpreh indinjatën dhe kundërshtimin ndaj vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e nivelit të humbjeve të KEDS-it dhe ngarkimin e kësaj kostoje te qytetarët e Kosovës.
Në reagim thuhet se ZRRE-ja ka shkelur mandatin për të mbrojtur interesin publik dhe duke përdorur me arbitraritet pushtetin e vet, ka vendosur t’ia faturojë humbjet e një kompanie private të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Ky institucion është vënë plotësisht në mbrojtje të një operatori privat që përfiton miliona në kurriz të konsumatorëve të një shërbimi bazë të jetës. KOSID kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe depolitizimin e menjëhershëm të Bordit të ZRRE-së”, thuhet në reagim.
ZRRE-ja këtë të hënë aprovoi Nivelin e Humbjeve të Lejuara për Operatorin e Sistemit te Shpërndarjes (OSSH) për periudhën e dytë rregullative 2018 – 2022, ku mori vendim rritjen e nivelit të humbjeve të OSSH prej 1.9%, të cilat do t’u faturohen qytetarëve.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










