Kosova
Koronavirusi ndikon në rënien e numrit të aksidenteve, vjedhjeve dhe krimeve
Implementimi i masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, ka ndikuar që kohëve të fundit në krahasim me vitin e kaluar të ketë më pak vjedhje, aksidente e grabitje në vend.
Megjithatë, vetëm për dy ditë për raste të ndryshme penale, si vjedhje, grabitje, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion 10 persona.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.
“Është e vërtetë që prej fillimit të implementimit të këtyre masave, numri i rasteve në përgjithësi, duke përfshirë edhe aksidentet e trafikut, por edhe rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve kanë shënuar rënie. Ne ende nuk i kemi nxjerrë statistikat e sakta për krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mirëpo vërehet një rënie e dukshme”.
“Për vjedhje, grabitje, raste të ndryshme penale për dy ditët e fundit i kemi 10 persona të shoqëruar në polici”, tha ai.
Ahmeti thotë se situata e krijuar me pandeminë në vend, ka ndikuar në zvogëlimin e rasteve kriminale, pasi që qytetarët qëndrojnë të mbyllur që të mos infektohen.
E për këtë Ahmeti thotë se edhe personat e dyshuar që kryejnë këto vepra nuk guxojnë të lëvizin.
“Për shkak se do të thotë se qytetarët janë nëpër shtëpia, sigurisht edhe personat e dyshimtë nuk lëvizin aq dhe kjo ka ndikuar në zvogëlimin e rasteve kriminale në tërë territorin e Kosovës”, theksoi ai.
Shefi i Operativës në polici thotë se përveç implementimit të vendimeve të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, kryen edhe detyrat e tyre të rregullta, raporton EO.
“Në baza ditore ka edhe raste të arrestimeve për vepra të tjera, ka raste të armëmbajtjes pa leje, ka rasteve të vjedhjeve. Policia përveç implementimit të vendimeve dhe parandalimit të përhapjes së virusit kryen edhe detyra të tjera, raste të intervisimit të palëve edhe pse maksimalisht e kemi reduktuar, mirëpo në baza ditore ne kryejmë detyrat tona të rregullta dhe ka edhe arrestime, ka edhe shoqërime në stacion edhe hapjeve të rasteve të procedimit”, tregoi ai.
Ndryshe, gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar 14 mijë e 552 aksidente, ku si pasojë në 90 që ishin fatale humbën jetën 103 persona.
Ndërsa, në fundit të vitit 2019, ajo çfarë u veçua nga Drejtoria për Operacione ishte ulja e veprave penale për afër 16 për qind.
Për aktivitete kriminale u arrestuan mbi 13 mijë persona.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












